Largimi i një ministri të Mbrojtjes për një kohë të gjatë nga posti i tij nuk është asgjë e pazakontë. Arrestimi i pesë prej stafit të tij të lartë, megjithatë, është qartësisht më shumë se thjesht një kërkim për gjak të freskët – veçanërisht në Rusinë e Vladimir Putinit.

Pas përmbysjes shokuese, dy javë më parë, të Sergei Shoigu si ministër i Mbrojtjes, një valë arrestimesh ka shkatërruar pushtetin më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes nën maskën e një fushate kundër korrupsionit, shkruan CNN.

Koha është po aq intriguese sa arrestimet dhe riorganizimi. Pas gati tre vjet dështimi në fushat e betejës në Ukrainë, Rusia sapo ka fituar dorën e sipërme. Në javët e fundit, ajo ka nisur një ofensivë mjaft të suksesshme në veri, drejt Kharkivit, së bashku me fitoret edhe në rajonin e Donbasit në lindje.

Mbi këtë tronditje qëndron fantazma e Yevgeny Prigozhin, bosi i grupit mercenar Wagner, i cili më parë njihej edhe si “kuzhinieri i Putinit”.

Para vdekjes së tij, ai kishte shprehur urrejtje për Shoigun dhe gjeneralin më të lartë të Rusisë, Valery Gerasimov, duke i akuzuar ata dhe Ministrinë për korrupsion dhe paaftësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: