BERLIN

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë përpjekje të mëdha për të siguruar anëtarësimin në Bashkimin Evropian”. Kështu deklaroi presidentja e ardhshme e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen të Premten, duke iu përgjigjur edhe vendimit të Francës, e cila theksoi se para se dy vendeve t’u hapen negociatat, më parë vendet e BE-së duhet të rifromatohen brenda vetë familjes.


Von der Leyen ishte duke folur pas bisedimeve në Berlin me kancelaren Angela Merkel, e cila tha se ishte “një çështje e” interesit jashtëzakonisht të rëndësishëm strategjik evropian “që të dy vendet të vazhdojnë të kenë një perspektivë të anëtarësimit”.


“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përpjekje të pabesueshme për të arritur këtë. Për sa kohë që nuk është e mundur, unë do të bëj gjithçka për të zhvilluar projekte të përbashkëta që lidhin vendet e Ballkanit Perëndimor ngushtë me ne. Nëse ne europianët nuk i afrojmë ata me ne, atëherë këtë boshllëk do ta mbushin të tjerët, qoftë Kina apo Rusia, Turqia apo Arabia Saudite”-tha ajo.


Presidenti francez, Emmanuel Macron, vuri veton ndaj zgjerimit të mëtejshëm të BE-së në një samit të fundit në Bruksel, duke thënë se procesi i pranimit duhej të reformohej. Vendimi shkatërroi në mënyrë efektive shpresat e të dy vendeve për të bërë përparim të shpejtë në pranimin brenda familjes së madhe të Bashkimit Europian.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: