Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, në fjalën e tij përpara një audience qytetarësh në Tiranë, dha zgjidhjen sesi pensionistët në nevojë mund të marrin 300 euro në muaj.

Shehaj theksoi se pensionistëve që janë në gjendje të mjeruar, mund të marrin 300 euro, përmes garantimit të minimumit jetik. Ai shpjegoi me detaje sesi mund të arrihet kjo.

Unë jam mësuar të bëj gjërat me laps e me letër. Janë rreth 700 mijë pensionistë në Shqipëri. Nga këta pensionistë, gjysma jeton jashtë, si pjesa tjetër e popullsisë. Kështu që ja që u bënë 300-350 mijë persona. Gjysma e 350 mijë personave kanë një pension që nuk kalon 150-300 euro. Unë mendoj se për të paktën 350 mijë pensionistë, që jetojnë në Shqipëri dhe nuk kanë të ardhura të tjera, mund t’ju garantohet minimum jetik prej së paku 300 euro”, deklaroi Shehaj.

Po flasim për minimum jetik, jo për pensionet. Po flasim se çfarë mund të bëjmë për të gjithë ata pensionistë që s’kanë të ardhura të tjera, e që nuk jetojnë në Shqipëri dhe janë lënë në mëshirë të fatit. Mendoj se për 350 mijë pensionistë mund të gjenden 150 euro, për t’ua çuar të ardhurat në 300 euro, nëpërmjet garantimit të minimumi jetik. Kjo është zgjidhja për pensionistët që janë në nevojë.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb