TIRANË

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka deklaruar se Parlamenti që ka sot Shqipëria nuk përfaqëson vullnetin e shqiptarëve, por atë të krimit.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Shehaj duke mbështetur Bashën  pohoi se  institucioni i Parlamentit është kapur nga krimi para se të lindte  me anë të vjedhjes së votës dhe lidhjes së kryeministrit Rama me botën e krimit.

Mes tjerash, deputeti Shehaj shprehet se qeverisja e sotme nuk përfaqëson interesin publik, por atë të një grushti oligarkësh.

“Kuvendi i sotëm nuk përfaqëson vullnetin e popullit, por të krimit. Ky Kuvend u kap nga krimi që pa lindur, përmes vjedhjes së votave në bashkëpunim mes Edi Ramës dhe krimit. Prandaj qeverisja e sotme është në shërbim të krimit dhe okigarkëve dhe jo popullit dhe interesit publik. Po nuk patëm një parlament legjitim dhe të ndershëm nuk do ketë kurrë demokraci, liri dhe mirëqeverisje në Shqipëri.

Sa më shpejt ti japim mundësi shqiptarëve të votojnë në kushte të lira dhe demokratike”, shkruan ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb