TIRANË

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj i ftuar në emisionin  të “Pa Ekzpozuarit” në News 24 tha se opozita nuk ka asnjë alternativë tjetër për t’u përballur me qeverinë për pos protestave.

Ai tha se shqiptarët tashmë e kanë të qartë se kjo qeveri është kapur duke blerë dhe vjedhur votat.

“Tani është fakt që votat u blenë dhe kjo doli nga Zëri i Amerikës. Vjedhja është faktuar me skandalin e fundit të Unazës se Re ku 18 milionë euro ishin gati për te shkuar ne Amerike.

Pa llogaritur te tjera si përfshirja e krimineleve apo kanabizimi. Po atëherë cilat janë instrumentet e opozitës në këtë situatë? Opozita nuk ka instrumente dhe protesta është e vetmja mundësi në kushtet kur arroganca e kryeministrit është e tillë sa vjedh me ligj qindra milionë euro”, tha ai.

(N.M/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb