TIRANË

Në studion e emisionit “Opinion” deputeti demokrat  Agron Shehaj është përplasur me drejtorin e ARRSH, Afrim Qendro lidhur me skandalin e firmës false pjesëmarrëse në tenderin e unazës.

Deputeti Shehaj tha se drejtori i ARRSH duhej sot të ishte në burg, së bashku me shefin e tij dhe shefin e shefit të tij.

“Qe kjo është vjedhje e dimë të gjithë. Ky zotëria këtu dhe nëse persona si puna e këtij nuk shkojnë në burg, Shqipëria nuk bëhet kurrë. Ky duhet të ishte në burg, duhet ta kishin arrestuar menjëherë.

Nëse njerëz si ky, si shefi i këtij apo shefi i shefit të këtij, nuk futen në burg, ky vend nuk bëhet. Ky tani jo vetëm që nuk është në burg por vjen këtu dhe pa turp fare vjen e na bën për budallenj, sikur kemi ardhur rastësisht ketu. Dhe gjithë shqiptarëve u thotë çfarë keni ju, vjedhje s’ka patur”, tha Shehaj.

Deputeti i PD tha me tej se ai ka zbuluar me një kërkim të thjeshtë se kompania kishte gënjyer për bilancet e saj dhe se skema është ngritur për pastrim parash. Sipas tij këto para do shkonin në Amerikë për t’u ndarë pastaj në mënyrë sekrete.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb