TIRANË

Ish deputeti i PD Agron Shehaj tha në emisionin “Të paekspozuarit” në News24 se opozita la mandatet për garanci dhe jo për pushtet në tavolinë. Sipas tij, Rama ka planifikuar të qendrojë gjatë në pushtet me PPP-të e shumta për oligarkët dhe madje se fundmi ka hartuar një projekligj që i lejon qeverise të falë çdo pronë publike pa garë dhe ligj.

“Qeveria ka bërë një projektligj që i jep të drejtë vetes që të japë cdo pronë publike pa garë. Pra të ndjekë të ndjekë të njëjtin shembull me rastin Fusha në Teatrin Kombetar që shkel të gjitha normat e BE dhe Kushtetutën. Shkurt, prona publike do vidhet. Ndaj kthehemi tek thelbi. Sot vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, është pa rojen e Kushtetutës, praktikisht pa Kushtetutë. Ndaj ne dolëm nga Parlamenti se ska më asnjë garanci. Ne nuk kërkojmë pushtet në tavolinë por kërkojmë garanci minimale për zgjedhje të lira. Sot ka rrezik që Rama me PPP-të dhjetëravjeçare që ka dhënë për oligarkët të qendrojë gjatë në pushtet”, tha Shehaj.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: