Ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj, ka deklaruar se Teatri Kombëtar ishte sot skena madhështore e artit, e qytetarisë, e dashurisë dhe fisnikërisë.

Duke komentuar shfaqjen e melodramës “Marr guximin”, të aktorit të madh, Mehdi Malkajt, ish-deputeti Shehaj shkruan në “Facebook” se sot qytetarët e Tiranës sfiduan autokratin e çmendur, që ishte i vetmuar dhe më i mjeruar se kurrë.

“Sot Teatri Kombëtar ishte skena madheshtore e artit, e qytetarisë, e dashurisë, e fisnikerisë, në një shfaqe të Mehdi Malkajt. Sot qytetarët e Tiranës sfiduan autokratin e çmendur qe sot ishte më i vetmuar dhe më i mjeruar se kurrë. As milionat që u ka vjedhur shqiptarëve, as paratë e gjithë botës nuk ja shërojnë dot mendjen e tij të sëmurë dhe shpirtin e shitur të keqes për para.
Ndajini këto foto të censuruara nga media dhe ejani tek Teatri Kombëtar çdo ditë. Beteja vazhdon!”, shkruan Shehaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb