Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj është tërhequr nga interpelanca e kërkuar me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro.

Në fjalën e tij në Kuvend, Shehaj tha se është e pamundur të zhvillohet seanca, për shkak të trajtimit që po i bëhet deputetëve të opozitës në sallën e Kuvendit dhe jashtë saj.

“Do të doja shumë ta bëja këtë interpelancë, ministrja duhet të japë përgjigje, por në një vend normal ministrja duhet të japë përgjigje në Prokurori por kjo nuk ndodh në Shqipëri. Zonja kryetare është e pamundur të bëjmë detyrën në këto kushte dhe është detyra juaj. Lejoni deputetët të futen në Kuvend”, u shpreh Shehaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb