Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj ka reaguar përmes një statusinë facebook lidhur me situatën e krijuar dje në Vlorë pas reshjeve. Shehaj shkruan se Vlora përmbytet nga korrupsioni jo nga shiu

“Në Vlorë është përmbytur biblioteka. Është përmbytur edhe një pjesë e madhe e qytetit. 2-3 orë shi i hoqën bojën strategjisë së fasadave. Dhjetëra miliona euro janë harxhuar në Vlorë për projekte fasadë, ndërsa ato pak investime në infrastrukturën e brendshme të qytetit janë vjedhur nga kompanitë kliente të qeverisë dhe Bashkisë Vlorë.” – shkruan Shehaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb