Deputeti Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka sulmuar ministrin e Infrastukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri si të paskrupullt, që pretendon se është shpëtimtar i 30 milionë eurove nga vjedhja.


Shehaj, duke iu referuar skandalit të kompanisë “DH Albania” dhe padisë së ARRSH-së në Prokurori ndaj kësaj të fundit, e cilëson të papranueshme qëndrimin e Gjiknurit si shpëtimtar, ndërsa shton se duhe të dalë para drejtësisëë.


“Gjëja më e padurueshme në skandalin e projektit të Unazës është pafytyrësia dhe mungesa e çdo skrupulli e drejtuesve të ARRSH-së dhe Ministrit Gjiknuri. Ministri lavdëroi veten se i kishte shpëtuar shqiptarëve 30 milionë euro duke prishur kontratat mashtruese, kurse sot ARRSH ka paditur kompaninë Dunëell Haberman.


Këta janë njerëz që tentuan të vjedhin në mënyrë të organizuar në emër të Edi Ramës dhe tani hiqen si shpëtimtarë të parave publike! Arrogancës me të cilën ata vjedhin ja kalon vetëm arroganca me të cilën ata përçmojnë shqiptarët, duke i trajtuar ata si budallenj që nuk kuptojnë.

Këta njerëz që nuk kanë asnjë fije morali njerëzor nuk mund të vazhdojnë të paguhen më asnjë ditë me paratë e popullit, duhen larguar si hajdutë dhe pastaj të dalin para drejtësisë”, shkruan ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb