TIRANE

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi pas pak firmosjes së marrëveshjes me PD dhe aleatët e tjerë në një dalje për mediat është shprehur se harku opozitar po zgjerohet çdo ditë.

Nga ana tjetër, sipas Shehit beteja ndaj Qeverisë aktuale është mosregjistrimi në zgjedhje.

“Kjo është thelbi i marrëveshjes. Këtu fillon beteja nga mosregjistrimi. Duke mos regjistru maksimumin e partive duke mos bërë të mundur që qytetarët mos të shkojnë në zgjedhje.

Të gjitha format nga këtu deri në ditën e zgjedhjev. E rëndësishme që harku opozitar po zgjerohet me parti, me njerëz dhe  me ide që na ka munguar me kohë. Ne urojmë që kushdo që merr në betejen si opozoitarë, kush merr pjesë si fasadë e qeverisë, nuk ka vlerë. Nga kjo pikëpamje do regjistrohen këta të tjerë. Po regjistrohen partitë një ditë para se të regjistrohet lista. Kolegët që futen në parti të bëjnë opozitarizmin.

Është rishkruar që do rishkruhet dhe reforma që mendojmë ne është 360 gradë. Sigurisht sistemi kushtetues duhet të balancojmë pushtetet, dhe në një farë mënyre këto janë këmbët që e mbajnë këtë marrëveshje. Kufizim mandatesh dhe luftë definitive grupeve të armatosura financiare. Qytetari ka mbetur vetëm, duke mbetur vetëm është i trishtuar dhe merr valixhen dhe ikën jashtë.”- u shpreh Shehi.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb