Orges Shehi “qan” gabimet në mbrojtje në sfidën e sotme ndaj Kukësit, që u fitua nga verilindorët 2-1. Për “Supersport”, ai thekoi se “nuk jam i kënaqur për mënyrën si i pësojmë golat. Kjo është ndeshje me shumë rëndësi, duhet të jesh i kujdesshëm dhe nuk duhet të marrësh kështu gola. Për këtë jam i mërzitur. Gjithsesi në pjesën e dytë u shfaqëm më mirë. Mirë që shënuam, ndeshja e dytë do jetë e hapur.”

Gabimet individuale…

“Kjo është evidente. Ky është risku im dhe risku i klubit. Më vjen keq sepse bëhen vazhdë. Do dëshirojë që në radhë të parë lojtarët të rriteshin për veten e vetë. Kështu është futbolli. Duhet t’i japim besim, nuk duhet t’i godasim”.

Sa shanse ka skuadra për të shkuar në finale?

“Goli në fushë kundërshtare na jep shpresë. Shanset janë të barabarta si për ne si për kundërshtarin”.

E pafalshme për lojtarë që luajnë me Skënderbeun të bëjnë ato gabime…

“Të vjen keq. Për një gabim mund të digjet gjithë sezoni dhe ndeshja. Por, është risku im i parë dhe risku i klubit që kemi lojtarë të rinj që duhet të promovohen. Provojmë shumë. Mbrojtësit dhe portierit duhet të jenë vigjilent dhe me sytë hapur. Jemi të mërzitur por duhet të shikojmë përpara dhe ta inkurajojmë lojtarin që gaboi sot. Nuk është hera e para që na ndodhin të tilla gabime. Do përqendrohemi për ndeshjen me Flamurtarin. Rezultati na jep shtesë. Do të vazhdojmë punën siç kemi bërë gjithmonë. Duke qarë këtë që iku, humb tjetër.”

Mos ndoshta duhet të bëni operime në formacion pas kaq shumë gabimesh?

“Dy qendërmbrojtësit duhet të rrinë afër me njëri-tjetrin. Është problem individual që do kohë. Orientimi dhe pozicionimi merret që i vogël. Orientimi erdhi që këtë ndeshje. Futëm Pëllumbin dhe gjithçka shkoi mirë. Mbas largimit të Alitit, këta lojtarë kemi. Herë Pëllumbi dhe herë Kaba”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb