Kryetari i LZHK Dashamir Shehi i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në “News 24” tha se opozita nuk ka dalë në rrugë për të djegur Shqipërinë.

Shehi tha se opozita nuk e djeg vendin, por ajo që dihet është që në krye të vendit është një njeri si Edi Rama, që po mbush vendin me krim e drogë.

“Të rrinë të gjithë pa merak. Opozita nuk do të djegë Shqipërinë. Për këtë të jeni të sigurt.
Por di të them që Rama ka mbushur vendin me drogë. Ka futur kriminelë në politikë. Ka mbushur vendin me hashash, po izolon vendin. Po i sjell vendit shumë të këqija. T’i vërë gishtin kokës. Nëse vijon kështu, të japë dorëheqje më mirë. Një lider i mirë e kupton kur duhet të japë dorëheqjen. Por ka kapur gjithçka dhe nuk ndalet në këtë revansh të rrezikshëm”, deklaroi Shehi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb