Tritan Shehu, deputet i PD-së, shprehet se beteja në Kuvend për shëndetësinë dhe mjekët duhet të mbështetet pikësëpari nga bluzat e bardha dhe më pas nga të gjithë, pasi regjimi, sikundër konsideron ligjvënësi demokrat Qeverinë Rama, po synon ti kthejë në bujkrobër.
Shehu shkruan se ka një tentativë regresive dhe anadollake për të bërë zap intelektualët në përgjithësi, për të goditur lirinë dhe pavarësinë intelektuale e profesionale të mjekëve.
Postimi nga Tritan Shehu
“Beteja” per shendetesine e mjeket ne Kuvend, ka nevoje edhe per ata!
Mjeket e personeli shendetesor duhet te behen aktore tashme ne kete “beteje”, ne mbrojtje te lirise e dinjitetit te tyre.
Ne mbrojtje te pavaresise se institucioneve te tilla mjekesore, si Urdheri i Mjekeve!
Kjo nuk eshte nje perpjekje, qe mund te fitohet vetem ne Kuvend, ka nevoje per te gjithe edhe jashte tij.
Sepse kjo eshte nje tentative e rregjimit per te goditur lirine, pavaresine intelektuale e profesionale te mjekeve, per t’i kthyer ata ne bujkrober.
Eshte nje tentative rregresive, anadollake, per te bere “zap” intelektualet ne pergjithesi.
Qe bie ndesh dhe me te drejtat universale te pacientit per te zgjedhur ai sherbimin mjekesor e mjekun kurues.
Qe do te demtoje rende edhe cilesine e sherbimit vete ne qendrat publike.
Qe shkaterron edhe institucionin e fundit me pavaresi te garantuar me ligj, qe finacohet nga kontributet e mjekeve e eshte ngritur per te mbrojtur te drejtat e tyre, parimet etiko-profesionale te percaktuara nga organet e tij, Urdherin e Mjekeve!
Per ta kthyer ate ne nje drejtori-kamzhik te Ministrise, cenues te dinjitetit, te drejtave e vlerave te mjekeve.
Te percaktuara me nje akt normativ anti ligjor e anti kushtetues keto “bema”, qe se shpejti do te diskutohet ne Kuvend.
Por per rrezimin e tij aty, pervec perpjekjeve te opozites, eshte e domosdoshme dhe zeri i forte i protestes se kolegeve jashte Kuvendit.
Urdheri i Mjekeve po shprehet qarte, shume mire kjo.
Por nuk mjafton kur ke perballe nje rregjim, qe shkel parimet e demokracise, te drejtat.
Nqs miratohet ne do ta kalojme ne Gjykaten Kushtetuese, por perseri kjo nuk mjafton pa zerin e forte te specialisteve.
Dhe zeri i tyre ka vlere te vecante ne kete realitet te regresiv qeverises.