TIRANE

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar pas dhunës së ushtruar ndaj një mjeku të Urgjencës në Spitalin Infektiv në QSUT nga i afërmi i një pacienti.

Përmes një postimi në Facebook, Shehu thotë se shkallëzimi i dhunës ndaj mjekeve e personelit shëndetësor e ka burimin te gjendja e mjeruar e sistemit.

Shehu shprehet se përgjegjësinë për nivelet Afrikano Qendrore te shëndetësisë sonë nuk e kane mjeket, por qeveria.

 Statusi i plotë:

Ti lene lotet e krokodilit!
Shkallezimi i dhunes ndaj mjekeve e personelit shendetesor e ka burimin te gjendja e mjeruar e sistemit duke ofruar keshtu nje sherbimi larg standarteve te kerkuara, te denigrimi i tyre nga Qeverisja per te fajesuar ata per cfare po ndodh.
Pra jane problemet e medha te shendetesise sone, cuarja e saj ne vendin e fundit ne Europe persa i takon kujdesit ndaj pacientit, agresiviteti i qellimshem duke filluar nga Kryeministri ndaj ketij personeli, qe nxisin kete dhune.
Pergjegjesine per nivelet Afrikano Qendrore te shendetesise sone nuk e kane mjeket, infermieret etj, qe ne kushte shume te veshtira financiare, teknike, logjistike etj, kerkojne te bejne me te miren e mundeshme, por ata qe po qeverisin duke e cuar ne kolaps te gjithe sistemin.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe deputeti tjetër i PD, Bardh Spahia, i cili përmes një postimi në Facebook shpreh solidaritet me bulëzat e bardha dhe thotë se dhuna është e papranueshme.

Reagimi i plotë i Bardh Spahia:

BLUZAT E BARDHA SHPETOJNE JETE

Solidaritet me gjithe koleget e punonjesit e shendetesise qe punojne shpesh ne kufij mbijetese per nga ngarkesa e kushtet e punes. Denoj me force dhunen e ushtruar ne menyre kriminale ndaj kolegut infeksionist ne krye te detyres. Dhuna ndaj bluzave te bardha eshte e papranueshme e nuk ka justifikim! Jam i ndergjegjshem qe cdo dite te semuret perballen me sorollatje, mungesa ilacesh e sherbimesh ne spitalet tona. Por ne asnje moment keto mungesa nuk jane per faj te mjekeve, te cilet jane viktima e pare e menyres sesi “Rilindja” menaxhoi shendetesine keto 5 vjet. Ju dha prioritet PPP qe mbushnin cdo dite xhepat e oligarkeve duke varferuar me shume shqiptaret e spitalet publike ku shkojme cdo dite. Pergjegjes per keto kushte miserabel nuk jane mjeket por ministria e shendetesise. E sot si per ironi te fatit Ogerta del te laje duart si Pillati.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb