TIRANE

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News 24 tha se të shtunën PD do të nisë fushatën e madhe paralel me atë të Partisë Socialiste.  Shehu, tha që nuk do të ketë zgjedhje, për faktin që nuk mund të quhen të tilla pa praninë e opozitës.

Paskal Milo: Mund të bëhen zgjedhje më të mira, ku mund të ketë përfaqësim dinjitoz. Po shkojmë në mënyrë të sforcuar.

Tritan Shehu: Nuk do ketë zgjedhje më 30 qershor. Zgjedhje pa opozitën nuk do ketë dhe nuk mund të ketë.

Laert Vasili: Të jesh kaq pro kaosit është e tmerrshme.

Shehu: Kjo është e bazuar mbi një logjikë.

Vasili: Atëherë lind një pyetje. Nëse PD nuk do hyjë në zgjedhje pse nuk do ketë zgjedhje.

Tritan Shehu: Edhe shefi jot kështu thotë. Problemi është se këta kanë një koncept të gabuar për demokracinë. Ky është me ata që po shkatërrojnë votën e Shqipërisë, traditën shqiptare.

Laert Vasili: Fatmirësisht këtë emision e ndjekin edhe shqiptarët në Greqi dhe e dinë kontributin tim që kam dhënë. Prandaj keni ngelur vetëm.

 Laert Vasili: Dëgjojeni këtë. Ismail kadare ka një roman që titullohet ‘Krushqit janë të ngrirë’. Në këtë situatë jeni ju me ndërkombëtarët. Nuk ia jep njeri pushtetin në tavolinë

Tritan Shehu: Të shtunën do të thellohet një fushatë e madhe. Do të  jetë një lëviizje mbarëpopullore. Do të përpunohet për t’i dhënë ndal bllokimit të demokracisë. Kurrë skemi qenë të dhunshëm, as në momentet më të vështira.

Laert Vasili: Prandaj nuk ju votojnë, dëgjojnë këto dhe nuk ju votojnë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb