TIRANË

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu i frymëzuar nga një takim me drejtorin e strategjibe në Qendrën Spitalore Universitare “Charite” të Berlinit, tregon zgjidhjen për sistemin shëndetësor në Shqipëri.

Në një postim në “Facebook”, Shehu shkruan se shëndetësia është në varfëri të thellë dhe kërkon mekanizma të tjerë financimi. Sipas tij, detyra kryesore ndaj sistemit tonë të ardhshëm shëndetësor do të jetë pikërisht rritja e financimeve, duke diversifikuar e rritur burimet dhe konvertuar pagesat direkte në kontribute direkte.

POSTIMI I SHEHUT
Shëndetësia jonë në varfëri të thellë kërkon mekanizma të tjerë financimi.
I ftuar në Qendrën Spitalore Universitare “Charitè” të Berlinit nga Drejtori i saj i Strategjive Dr.Jens Steinbrink, nuk mund të mos ballafaqohesh me të tilla konkluzione.
Ishte një vizitë shume interesante dhe e dobishme për t’u njohur nga afër me mekanizmat menaxheriale, financiare, universitare, klinike e shkencore, që bëjnë të mundur jo vetëm funksionimin, por dhe zhvillimin në vite të kësaj Qendre të rëndësishme.
Vetëm për të kuptuar se sa kushton shërbimi i vërtetë shëndetësor e universitar, mjafton të përmend faktin se kjo qendër spitalore me rreth 3000 shtretër e rreth 3000 studentë ka një buxhet vjetor 1,6 miliard euro.
Tek ne QSUT me rreth 1300 shtretër, ka buxhetin total rreth 70 milionë $.
Për një të tillë “mjekësi falas” shqiptare në mizerje të plotë mburret vetëm Rilindja, por në të vërtetë janë pacientët e qytetarët që i pësojnë mbi vete pasojat e rënda të kësaj gënjeshtre të madhe.
Detyra kryesore ndaj sistemit tonë të ardhshëm shëndetësor do të jetë pikërisht rritja e financimeve, duke diversifikuar e rritur burimet dhe konvertuar pagesat direkte në kontribute direkte (pa folur këtu për PPP shqiptare etj).
Kjo kërkon gjithashtu dhe krijimin e tregut sigurativ duke dale nga monopoli shtetëror e bllokues i “blerësit të vetëm”, tashmë i tejkaluar.
Gjermania është modeli më i mirë i suksesit afat gjatë e stabël të avantazheve të pa diskutueshme të financimeve të bazuara mbi sistemet sigurative.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë më herët Shehu së bashku me kreun e PD kanë zhvilluar një takim në Ambasadën e Vatikanit në Berlin. Ata zhvilluan një bisedë tepër miqësore me ambasadorin e shtetit të Vatikanit në shtetin gjerman.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: