Deputeti i PD Tritan Shehu, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se kryeministri Edi Rama, si hakmarrje ndaj mjekëve po shkatërron shëndetësinë. Shehu thekson se “korriku siç duket do të jetë muaji i terrorit mbi mjekët e studentët e mjekësisë”.

“Disa janë aktet ligjore famëkeqe, që ky regjim anadollak po paraqet kundër mjekëve. Si aksion politik i goditjes së shtresave më intelektuale e të përgjegjshme të vendit”, shkruan Shehu.

Postimi i deputetit të PD Tritan Shehu:

Rama, si hakmarrje ndaj mjekeve shkaterron shendetesine.

Korriku sic duket do te jete muaji i terrorit mbi mjeket e studentet e mjekesise.

Disa jane aktet ligjore famekeqe, qe ky rregjim anadollak po paraqet kunder mjekeve.

Si aksion politik i goditjes se shtresave me intelektuale e te pergjegjeshme te vendit.

Intelektualizmi, qe forcon personalitetin njerezor, dinjitetin individual, karakterin liberal e demokratik, eshte armiku i rregjimeve!

Prandaj ky rregjim, edhe duke dashur te fajesoje mjeket per ngjarjen e onkologjikut, qe eshte vetem nje pasoje e deshtimeve katastrofale e korrupsionit sistemik ne shendetesi te Rilindjes, po kerkon te godase ate cfare ka mbetur.

Me pasoja te thella jo vetem per mjeket, por per te gjithe sistemin shendetesor:

1–Duke shkaterruar edhe themelin e pavaresise se “Urdherit te Mjekeve”, organizem ky qe e ka ate te sanksionuar me ligj, i ngritur per te mbrojtur te drejtat e personelit.

Rregjim frikacak ky, qe “krimet” e tij ndaj mjekeve kerkon t’i realizoje nen petkun e “Urdherit te Mjekeve”.

2–Duke cveshur mjeket nga cdo aktivitet i lire, kthyer ata ne lemoshtare te rregjimit, ne te nenshtruar te tij pa dinjitet e pa mundesi per te reaguar ndaj represionit.

Me pasoja te renda negative per autonomine spitalore e cilesine e sherbimit te qendrave publike, vecanerisht ato universitare.

Te cilat do te ndodhen perpara dy fenomeneve: a-boshatisjes nga specialistet me te afte. b–rritjes galopante te korrupsioni ne ato.

Te dyja keto ne kurriz te pacientit e sistemit.

3–Duke transformuar studentet e mjekesise ne bujkrober pune te detyruar me grabitjen e diplomave se paku per 3 vite.

Gje qe cenon te drejtat universale, lirite, aftesimin dhe mundesite specializimeve te tyre ne klinika te Europes.

Masa regresive keto, si pasoje e urrejtjes qe kane rregjimet per njerezit e ditur, te lire.

Me pasoja te renda per te gjithe sistemin.

Eshte koha per te rrezistuar, rregjimet “thyhen” me rrezistence!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb