GJIROKASTËR

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në “Facebook” pas betimit të kryetarit të ri në bashkinë e Gjirokastrës. Ai thotë se kandidati i ri po përdoret si mish për top nga kryeministri Edi Rama dhe kompania e tij brenda rilindjes. Më tej, Shehu thekson faktin se kryetari Flamur Golemi fatkeqësisht nuk e sheh dhe as nuk e kupton realitetin për shkak të miopisë  së tij politike.

Postimi i Shehut:

“Miopia” e okulistit, “kryetar” te Bashkise Gjirokastres.Dr. Golemi si nje i verber rrembeu sot postin e “Kryetarit” te Bashkise se Gjirokastres, me nje pjesemarje ne farsen e 30 Qershorit te me pak se 16% te votuesve, pa rival dhe me mbi 1500 vota te pa vlefeshme per ate. Edhe Fushebardha, qe ka bere histori nuk doli me shume se 13% ate dite, apo i dergoi me dhjetra mesazhe ne fletet e pa vlefeshme, te cilat nuk e di nese kolegu okulist mundi t’i lexoje.

Fatkeqesisht miopia e verberia e tij politike nuk po e lene te shikoje pereth e te kuptoje se po perdoret vecse si “mish per top” nga Rama & Co. Keto votime, ai vete ne ate karrike, me “keshillin” e tij jane antikushtetuese, te pa ligjeshem, produkt i nje farse elektorale, tashme te dale boje dhe te destinuara qe ne nje kohe te shkurter te “avullojne”, per tu zevendesuar me zgjedhje reale. Besoj se ajo dite e afert do t’i “mjekoje e permiresoje shikimin” edhe okulistit “kryetar”, per te pare e kuptuar se ku e ka futur Rilindja, sa keq e ka perdorur ajo sot per ta flakur neser dhe sa shume duhet “lare” tashme per tu pastruar nga kjo “balte”, qe po merr apo po ja hedhin rilindasit mbi vehte.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb