TIRANË

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu e cilëson listën e re të rimburisimit të barnave një listë me standarde afrikano qendrore. Në një postim në “Facebook”, Shehu shkruan se megjithëse numri është shumë i vogël, alternativat e para dominohen nga medikamente të prigjinave të pasigurta të klientëve rilindas.

Ai thotë se vlera e rimbursimit ngel e nivelit afrikan kjo për çdo bar, si dhe në tërësi për frymë popullsie.

POSTIMI I SHEHUT

Lista e re e rimbursimeve të medikamenteve, listë e standardeve Afrikano Qendrore. Asgjë të re, vetëm propagandë rilindase si “shëndetësia falas” dikur. Numri i preparateve aktive vazhdon rreth 435 kur mesatarja europiane është mbi 2000: është shtuar këtë vit me vetëm dy, ndërsa në listat spitalore 5.
Numri i formë dozave për çdo princip aktiv vazhdon shumë i vogël.

Alternativat e para dominohen nga medikamente të origjinave të pa sigurta të “klientëve” rilindas, të cilat po shtohen duke larguar medikamentet e standardeve te EMA e të tjera të barasvlefshme, apo duke detyruar pacientet t’i blejnë ato.

Vlera e rimbursimit ngel 100 M $, e nivelit afrikan kjo për çdo bar, si dhe në tërësi për fryme popullsie. Mungojnë në shumicë barna jetike dhe cilësore në treg, duke rrezikuar seriozisht pacientët.

Asnjë përpjekje nuk po bëhet për të detyruar prodhimin vendas të përmbushi standardet europiane të GMP. Agjencia e Kontrollit të barnave është shumë larg kapaciteteve të domosdoshme dhe krejt e bllokuar tashmë.

Ky nivel tragjik i farmaceutikës sonë, ka goditur rëndë edhe këtë “sektor publik të menaxhuar nga privati”, operatorët e kompanitë serioze të tij. Por mbi të gjitha godet e dëmton shëndetin e qytetarëve dhe “xhepin” e tyre, duke shtuar pagesat direkte.

Tritan Shehu
Tritan Shehu

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb