TIRANE

Ish deputeti i deputeti i PD, Tritan Shehu thotë se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme detyrohet që në prezantimin e saj zyrtar të paraqesë Gent Cakajn si Ministër në Detyre, kur ai ligjërisht është zv.Minister.

Shehu thotë se nuk ka asnjë bazë ligjore e Kushtetuese për një titull të tille të “improvizuar” përderisa presidenti i Republikës ka dekretuar Ramën si ministër të jashtëm.

Postimi i plote:

Imponimi per nje nje sjellje e tille te pa ligjeshme Ministrise se Jashteme, jo vetem qe e ben ate qesharake, por cvlereson tere Shtetin tone.
Ne menyren me te pa pergjegjeshme e diskretituese Ministria jone e Jashteme detyrohet qe ne prezantimin e saj zyrtar te paraqesi Z.Cakaj si Minister ne Detyre, kur ai ligjerisht eshte thjesht zv.Minister.
Nuk ka asnje baze ligjore e Kushtetuese per nje titull te tille te “improvizuar”, asnje praktike tonen a nderkombetare, qe te justifikoje kete, vecanerisht ne gjendjen kur Shqiperia ka nje Minister te Jashtem te dekretuar nga Presidenti e votuar nga maxhoranca.
Ne fakt kjo eshte tallese edhe ndaj pales pritese e institucioneve nderkombetare.
Dhe pastaj ankohemi kur na trajtojne si “Republike Bananesh”….!

53216939 2105784639476994 5887068250507837440 N
53216939 2105784639476994 5887068250507837440 N

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: