TIRANË

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, thotë se protesta disa mujore e Hong Kongut duhet të frymëzojë këdo, përfshirë edhe shqiptarët, pasi ajo përçon mesazhin për mbrojtjen e demokracisë dhe vlerave që burojnë prej saj.

Me një shënim në “Facebook”, ish-deputeti Shehu thekson se kjo rezistencë duhet ndjekur edhe nga qytetarët shqiptarë. Sipas tij, kjo është e vetmja formë që na dërgon më shpejt drejt aspiratave perëndimore.

Postimi i Shehut:

Hong Kong-u frymezon e duhet te frymezoje! Te luftosh per demokraci nuk eshte nje “shetitje” e lehte dhe e shkurter, por shume me e rende e tragjike eshte mungesa e saj, gje qe ne e kemi provuar qartesisht mbi “lekuren” tone.

Prandaj ajo lufte eshte nje “rrugetim” i detyrueshem per te gjithe ata qe aspirojne ne ate, qe besojne ne vlerat universale te saj, ne Demokracine e vertete, ate Perendimore. Dhe ne Hong Kong-un e larget prej muajsh nuk pushojne protestat e perpjekjet popullore pikerisht per aspiraten e tyre te madhe, ate te Demokracise se vertete.

Pikerisht per kete Hong Kong-u frymezon e duhet te frymezojete te gjthe ata qe besojne e desherojne te jetojne vetem nen demokraci. Midis tyre pa dyshim jemi edhe ne shqiptaret, qe megjithese pjese e Perendimit, keto vite po dalim nga binaret e demokracise, sic ka ndodhur edhe vite a shekuj me pare ne historine tone kur dhuneshem u degdisem ne Perandorine Otomane apo ate Komuniste.

Prandaj ajo cfare po ndodh ne Hong Kong, ajo proteste e rezistence e forte, energjike, e zgjatur ne kohe, pa nderprerje, popullore, duhet e mund te jete jo vetem nje frymezim per ne, por dhe nje model qendrese e perpjekje per cfare aspirojme me shume, per Demokracine e Perendimin.

9df2908c 542b 4170 9f7b 23d63d4a0fc3
9df2908c 542b 4170 9f7b 23d63d4a0fc3

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: