Ish-deputeti i PD Tritan Shehu me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se ngecja e Shqipërisë për negociatat vjen nga politikat anti-BE.

Shehu vlerëson se Maqedonia Veriore mori rekomandim për hapje negociatash pa kushte, kurse Shqipëria nuk e mori pa kushte, për shkak të politikave të Rilindjes.

Postimi i Tritan Shehut:

Pengesat per Shqiperine nuk paskan qene politikat antizgjeruese!

Dhenia e nje “Po” pa kushte per hapjen e negociatave ne tetor per Maqedonine e Veriut nga Bundestagu, tregon se ngecja e Shqiperise nuk vjen nga politika anti zgjerim te BE.

Ajo tregon qarte tashme se “ngecja” e vendit tone per disa vite rresht eshte pasoje e problemeve madhore te krijuara ne vend nga kjo Rilindje.

Kriminaliteti, institucionet e kapura, trafiqet, deformimi i votes, varferia e thelle, azilantet masive, administrata e politizuar e deri per kete vit te farsa e 30 Qershorit, jane shkaqet e brendeshme te bllokimit te procesit tone te integrimit.

Kesaj ju shtuan dhe politikat absurde Rajonale, sloganet pseudo nacionaliste te Rama-Thacit e deri te idete antikombetare e te rrezikeshme te tyre per ndryshimin e kufijeve.

Te gjitha keto u shpalosen edhe dje te dokumenti i Bundestagut, ndersa sot po ai institucion hodhi poshte cdo dyshim per qendrime antizgjerim ne parim.

Kjo gjendje e rrezikeshme mund te ndryshoje vecse duke ndryshuar realitetin tone.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb