Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar për burgosjen e padrejtë e një të ri nga Gjirokastra, i cili sipas tij, doli në protestë duke kundërshtuar varfërinë dhe më pas u arrestu nga Policia.

Ai shprehet se duhet që dikush të përgjigjet për mbajtjen në paraburgim të studentit, Ardit Boci për dy javë duke i cenuar atij  të drejtën për të shkuar në shkollë.

Postimi i Shehut:

Kush do te pergjigjet per burgosjen e pa drejte te Arditit e te shume nga shoket e tij?Mbas reth dy jave mbajtje pa argumenta ne para burgim per pjesemarje ne protesten e opozites, te riun gjirokastrit Ardit Boci Gjykata e Apelit e nxjerr sot nga burgu.

Arditi, i rregjistruar ne Universitetin e Durresit, punonjes ne nje Call Center ne Tirane per te mbijetuar, u ndalua pa asnje shkak ate nate kur do te kthehej ne Gjirokaster mbasi protestoi ne Tirane kunder varferise, qe nuk po e lejon t’i dedikohet krejtesisht studimeve, kunder diskriminimit, qe ka krijuar Ligji i Arsimit te Larte, kunder arrogances e arbitraritetit, qe familja e tij po i ndjen deri ne palce.

Argumente me shume keto per te protestuar me vendosmeri e masivisht perseri te djelen!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: