Ish deputeti demokrat Tritan Shehu, përkujton sot përmes një statusi në facebook 18 vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA.

“Jo thjesht për mijëra viktimat e asaj dite, por dhe për mesazhin e rrezikut që ju kanos e vazhdon t’i kanoset demokracisë e njerëzimit nga cmenduria e kriminaliteti ekstrem i radikalizmave, indokrinimeve, ekstremizmave, terrorizmit të bazuar mbi anti vlerat dhe të përdorur politikisht nga despotë në Globin tonë.

Sulmi i 11 Shtatorit ndaj ShBA, këtij vendi lider e garanci e lirive, demokracisë, të drejtave universale, ishte një sulm kundër të gjithë njerëzimit, aspiratave njerëzore të bazuara në paqe, prosperitet e dinjitet.
Nuk duhet haruar kurrë për të mos u përsëritur, apo për t’u përballuar cdo provokacion a agresion i tillë i mundshëm kudo në botë.” shkruan Shehu në postimin e tij në facebook.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb