Ish-deputeti i PD Tritan Shehu ka publikuar fotografi ku shihet sesi votohej në kohën e monizmit.

Shehu shkruan se votimet me një kandidat e çuan Shqipërinë në ferr. Ai shton se këtë gjë do të bëjë Rama sot dhe se vendi ynë rrezikon seriozisht të kthehet në diktatorë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i Tritan Shehu:

Votimet me nje “kandidat” hapen portat e “Ferrit”!

Votimet e para me nje “kandidat” ne Shqiperi, ato te vitit 1945 i cuan shqiptaret drejt kalvarit me tragjik.

Historia ka treguar se tragjedite mund te perseriten.

Vende e popuj me demokraci e institucione shume me te konsoliduara se tonat, jane kthyer ne diktatura apo autokraci, pikerisht kur kane pranuar te shkelen rregullat demokratike te votimit.

Dhe rregulli “numer nje” eshte e drejta e qytetareve per te zgjedhur.

A mund te dali qofte edhe nje qytetar e te deklaroje se me daten 30 mund te zgjedhe!?

“Goglat” e 45-ses na cuan aty ku na cuan, po “fletet” e farses me nje emer te 30 Qershorit per ku mund te na degdisin….?

Shikoni fotot e me poshteme e mos harroni!

Refuzojini!

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb