Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka denoncuar një fenomen, që sipas tij, po rritet gjithnjë e më shumë në Qarkun e Gjirokastrës, dhe që bëhet fjalë për vjedhjet, por edhe largimin masiv të qytetarëve.

Në një mesazh në ‘Facebook’, Shehu shkruan se rritja galopante e vjedhjeve përkon dhe me rritjen e kultivimit të kanabsit. “Forca goditese e policise, vecanerisht per grabitjet e godinave eshte pothuajse zero”, shkruan Shehu.

Mesazhi i Shehut:

Qarku i Gjirokastres ne boshatisje, nen pushtetin e krimit! Ne Gjirokaster, vecanerisht ne zonen e e siperme te saj, Dropull etj, si dhe ne terresi ne Qark ka nje rritje galopante te vjedhjeve te banesave. Kjo perkon dhe me rritjen e kultivimit te kanabisit vecanerrisht ne fshatrat e Lopez, Rexhine, Progonat etj, ne reth 30% te fshatrave te Memaliajt, per te vazhduar ne zona te Gjirokastres, Permetit, Kelcyres etj.

Forca goditese e policise, vecanerisht per grabitjet e godinave eshte pothuajse “zero”. Ne nje Qarke me nje varferi te thelle, papunesi te forcave aktive deri ne 80 % (Memaliaj eshte 90%), mungese subvensionesh per blektorine (edhe ato kryhen mbi baze e votuesve te 30 Qershorit), nderprerje te perkrahjes sociale etj, nuk mund te ndodhe ndryshe, kriminaliteti kontrollon gjithecka.

Kesaj i shtohet edhe rifutja ne polici e individeve te larguar me pare per vepra kriminale. Banoret e nderuar te atij Qarku me vlera te medha,qe jane ne nivele varferie, nen presionin e krimit, lidhjeve te tij me institucionet, pa shprese, fatkeqesisht vendosen keshtu para alternatives se largimit. Vetem nga Gjrokastra kete vit jane larguar 89 familje, ndersa ne Tepelene e Memaliaj gjendja eshte edhe me e “zeze”.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb