GJIROKASTER

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu nga takimi i drejtuesve të PD-së në Qarkun Gjirokastër ka komentuar zgjedhjet e Komunitetit Mysliman, të mbajtura pak ditë më parë në vendin tonë.

Sipas Shehut, Rilindja ka  ndërhyrë edhe në zgjedhjet e Komunitetit Mysliman, ndaj sipas tij nuk mund t’i besohen edhe zgjedhje politike .

Ish-ministri shkruan i bindur se pa zgjidhur ngërçin politik, nuk mund të ketë procese të rëndësishme në vendin tonë.

“Kesaj Rilindje dhe Kryeministri, qe tentuan te “fusin duart” edhe ne zgjedhjet e Komunitetit Musliman, nuk mund tu besohen kursesi ato politike apo te tjera ne nivel vendi!

Sot ne nje takim me drejtues e aktiviste te PD te Qarkut te Gjirokastres.

Nje falenderim per mbeshtetjen pa rezerva te vendimit tone per te dorrezuar mandatet ne lufte per “voten e lire dhe te ndershme”, per pjesemarjen aktive ne kete aksion te madh politik, ne protestat e fundit dhe te ardheshme te rendesishme,

Asnje lekundje nuk gjeta, ajo qe ka ndodhur ne kete Qark me kanabizimin e tij, terrorizimin e fshatareve si pasoje, blerjen masive te vota e me parate e krimit, jane nje mesim i madh per domososhmerine e garancive per te ardhmen.

Dhe ketu garanci per voten e lire, perballe nje maxhorance qe nuk heziton te tentoje deformimin e votimit edhe ne institucionet me prestigjioze e larg politikes, jane largimi i Kryeministrit, nje Qeveri tranzicioni, rregulla te qarta e te implementuara zgjedhesh.

Pa zgjidhur kete ngerc te madh politik, pa dyshim nuk mund te kete procese te tjera te rendesishme ne vendin tone”, shkruan Shehu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb