Ish-deputeti i PD Tritan Shehu me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se “shengeni” Vuçiç – Rama bie ndesh me kushtet për integrimin e Shqipërisë në BE.


Shehu thekson se Shqipëria mund të krijojë lidhje të ngushta me vende rajonale si Greqia apo Italia, të cilat janë edhe pjesë e NATO-s, por jo me Serbinë, e cila nuk e ka në agjendën e vet integrimin në Aleancën Euro-Atlantike.


Postimi i Tritan Shehut:


“Shengeni” Vucic-Rama, ndesh me kushtet per integrim.

Propozimi i djeshem i Frances per pranimin e Ballkanit Perendimor ne BE ka nje detyrim racional per vendet tona:

“Lidhjet më të ngushta me Bashkimin Evropian janë mënyra e vetme që këto vende të ndërtojnë ose konsolidojnë shtetet bazuar në shtetin e së drejtës dhe shoqëritë e hapura dhe pluraliste, të ndjekin zhvillimin e tyre ekonomik dhe shoqëror, t’i japin rinisë së tyre një perspektivë për të ardhmen dhe të promovojnë pajtimin midis popujve”- shkruhet aty.

Pra ky imponon si menyren e vetme te standarteve per integrimin “lidhjet me te ngushta me BE”, per te arritur tek shteti i te drejtes e deri te bashkejetesa ne Rajonin tone.

Ne nivel rajonal kjo do te thote qe partneritetet strategjike duhet t’i realizojme me vendet e BE qe kemi ne Rajon apo fqinje, fatmiresisht ne kemi Italine e Greqine qe jane edhe ne NATO, gje qe do te na afroje me Europen.

Ndersa me inisiativen e Vucic, Rama kerkon te na fuse ne tjeter “Union” strategjik rajonale larg modeleve te Brukselit, me Serbine qe nuk e konsideron jetike antaresimin ne BE e as maredheniet me ShBA, qe nuk e ka ne axhende hyrjen ne NATO, perkundrazi eshte e lidhur me Eurasian e Rusine.

Ne qe aspirojme tek Perendimi e BE pa dyshim duhet ta hedhim poshte kete “oferte” si ndesh me interesat tona, qe fatkeqesisht duke u artikuluar ne “shqip” behet me e rrezikeshme edhe per konfuzionin qe krijon keshtu.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: