Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka zhvilluar një takim në Lazarat me drejtues të partisë për të diskutuar mbi votën e sigurt për diasporën.

Në një postim në Facebook, ai theksoi rëndësinë e diasporës si një zë të fuqishëm për ndryshimin dhe zhvillimin e Shqipërisë.

“Është koha të garantojmë të drejtën e diasporës për të vendosur për të ardhmen e vendit tonë,” shkruan Shehu, duke nënvizuar nevojën për angazhim dhe përfaqësim të diasporës në proceset vendimmarrëse.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb