PARIS

Në kuadër të një vizite zyrtare në Paris, deputeti i PD, Tritan Shehu ka zhvilluar takime me personalitete të ndryshme të vendi. Shehu ishte i ftuar në Asamblenë Kombëtare franceze, ndërsa ka zhvilluar disa takime, mes të cilave edhe me drejtues të lartë të Ministrisë së jashtme franceze.

Përmes një postimi në Facebook, Shehu thotë se ka shprehur së pari vizionin e pa lëkundur të PD për domosdoshmërinë e çeljes se negociatave midis BE e Shqipërisë.

Statusi i plotë i Shehut:

Sot gjate vizites sime ne Paris, i ftuar ne Asamblene Kombetare franceze (Parlamenti), pata kenaqesine te realizoj ne sere takimesh shume te rendesishme.
Midis tyre dua te evidentoj ate ne Ministrine e Jashteme te Frances ku zhvillova nje bisede te gjate me drejtues te larte te saj.
Me tej ne Asamble pata kenaqesine te takoj e dialogoj me N/Kryetare te Asamblese, me Kryetaren dhe antaret e Komisionit te Jashtem te Asamblese, me Kryetaren e antare te grupit te deputeteve te Miqesise me Shqiperine etj.
Ne te gjitha keto shpreha se pari vizionin e pa lekundur te PD per domosdoshmerine e celjes se negociatave midis BE e Shqiperise, si element shume i rendesishem jo vetem per vendin tone, por edhe per stabilitetin e Rajonit.
Me tej bisedat u drejtuan mbi problemet e veshtiresite qe po kalon vendi yne, nivelin e korrupsionit, kriminalitetit, trafiqeve, lidhjeve te tyre me politiken e te hapave qe duhen ndermare, duke u shpjeguar miqve vizionet e veprimet tone konkrete.
Po keshtu u bisedua mbi sfidat e Rajonit per te ardhmen e tij europiane, te maredheniet tona me fqinjet, si dhe per ate qe ne duhet te bejme ne fuksion te stabilitetit e integrimit.
Nje vend te vecante ne bashkebisedimet kishte dhe shkembimi i mendimeve ndaj teorive per ndryshimin e kufijeve ne Ballkan, teori qe une i konsiderova te rrezikeshme, me zanafillen ne Beograd.
Pa dyshim nuk mund te mbeteshin jashte temes sone te diskutimit edhe veprimet e fundit politike a antikushtetuese ne Ministrine tone te Jashteme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: