Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, e ka cilësuar Samitin e Polonisë një shuplakë të fortë për kryeministrin Edi Rama dhe keqqeverisjen e tij.

Ish-deputeti Shehu shkruan në “Facebook” se nuk bëhet fjalë vetëm për mos marrje fondesh, por edhe për një projekt ndarjeje të Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në ecurinë e integrimit.

“Nuk flitet vetem per mos marje fondesh zhvillimi, per cvendosje edhe ne planin e vizibilitetit formal te tij atje, por dhe per nje projekt ndarje te Maqedonise se Veriut nga Shqiperia ne ecurine e integrimit”, shkruan Shehu.

Më tej, ish-deputetin thekson se Rama po mundohet t’i fshehë dështimet e tij në këtë samit, duke thënë se integrimi varet nga “subjektivizimi politik i vendeve të BE”.

“Rama si struci mbas “subjektivizmit politik”. Samiti i Polonise ishte nje shuplake e forte per ate dhe keq qeverisjen e tij, qofte edhe per farsen e 30 Qershorit. Fatkeqesisht kjo Rilindje keshtu po penalizon nje popull te tere.

Dhe te gjitha keto deshtime pergjegjes per te cilat eshte ai vete, Rama mundohet t’i fshehe duke deklaruar se tashme integrimi i vendit varet nga “subjektivizmi politik i vendeve te BE”!!! Edhe struci eshte pak per ta krahasuar!”, shton ish-deputeti.

Shehu
Shehu

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb