Ish-deputeti i PD Tritan Shehu me anë të një statusi në “Facebook” ka uruar z.Imamoglu në zgjedhjet e Stambollit.

Shehu shprehet se fitorja e Imamoglu është një triumf për demokracinë në Turqi. Ai shton se uron që kjo fitore të jetë një shkëndijë për demokraci sa më të qëndrueshme në vazhdimësi për popullin turk.

Postimi i Shehut:

Fitorja e Z.Imamoglu, kandidatit te opozites ne Stamboll sot, ne vazhden e sukseseve te pak javesh me pare ne qendrat me te medha urbane, eshte nje fitore per demokracine ne Turqise mike.

Eshte nje fitore e atij populli me tradita, por dhe e miqve te tij kudo.

Me kete rast dua te uroj per kete fitore shume te rendesishme Turqine partnere.

Dua ne menyre te vecante te uroj miqte e shumte qe kam aty, vecanerisht mjeke apo universitare per kete fitore, per te cilen ata qe kur i takova pak kohe me pare i gjeta krejt te impenjuar, por dhe te bindur ne suksesin.

Urimet me te mira duke shpresuar dite me te mira ne demokraci e rruge drejt Europes e Perendimit per popullin turk.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb