Ish deputeti i PD-së Tritan Shehu ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me përgjimet e publikuara një ditë më parë, në të cilat kryeministri i Maqedonisë së Veriut flet për ndarjen e Kosovës.

“Ka ardhur momenti të skjarohet qartësisht e verteta mbi këtë “mekanizëm” shumë të rrezikshëm.
Aktore nga Tirana, Prishtina e Beogradi si dhe inspiruesit e mbeshtetesit e nje projekti te tille duhet te prononcohen apo te qartesohen. Fatkeqesisht ky skenar është akoma aktiv edhe mbas goditjes që mori në Berlin.

Si i tillë ai merr trajta te ndryshme, disa herë edhe në formën e inisiativave të “sheqerosura” e “nacionaliste” nga shqipfolës, por gjithmonë në funksion të rigjallërimit të idesë së shkembimit te territoreve ne Ballkanin Perendimor, e lidhur kjo me endren e Serbise se Madhe, si dhe me tentativat e disa faktorëve të tjerë, që duan ta mbajnë këtë Rajon në amulli për të shtuar influencën e tyre, apo për të realizuar skema të ngjashme diku gjetkë.” shkruan Shehu ndërsa shton se ka ardhur momenti të flitet qartë e direkt, pikërisht për të bllokuar të tilla aventura.

“E ardhmja e vendeve tona është vetëm BE; rrugës për aty cvlerësohen gradualisht kufijtë, për të jetuar nesër në Familjen tonë të përbashkët.” mbyll Shehu postimi e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb