Ish-deputeti i PD Tritan Shehu përmes një statusi në “Facebook” iu8 bën thirrje shqiptarëve në Greqi që të votojnë Nea Demokratinë.

Shehu nënvizoi se Nea Demokratia konkurron fuqishëm për të qeverisur Greqinë dhe ndaj shqiptarët duhet ta votojnë atë.

Postimi i Tritan Shehut:

Nea Demokracia nga e djela do te ndryshoje Greqine.

Shqiptaret qe mund te votojne ne Greqi, duhet ta votojne ate!

Partia si moter e grupit te PPE, Demokracija e Re duket se po shkon drejt suksesit te plote ne zgjedhjet politike te se djeles.

Eshte nje force politike me te cilen ne kemi nje bashkepunim te gjate e te sukseshem qe prej vitit 1991, qofte bilateral ky, qofte ne planin e institucioneve europiane ku marrim pjese se bashku.

ND eshte nje force politike thellesisht europeiste, qe ka mbeshtetur ne gjithe keto vite vendin tone ne rrugen e demokracise e integrimit europian.

Strukturat tone ne Greqi e kane perforcuar ndjeshem kete bashkepunim, vecanerisht gjate zgjedhjeve te kaluara europiane e vendore, ku ajo ishte fitimtarja e madhe.

Po keshtu po punohet se bashku edhe ne kete fushate elektorale, qe me fitoren e ND te djelen aty, Greqia do te cele nje kapitull te ri shume pozitiv, qofte ne maredheniet me Shqiperine, qofte dhe per rolin e atij vendi partner strategjik, ne BE e ne Rajon.

Suksese partnereve tane te djelen ne Greqi!

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb