Nuk arritën të triumfojnë në Champions League por kjo ka pak rëndësi për sheikët e Man.City, fundja ky ishte një sezon i suksesshëm ku arritën të bënin dopjetë, mbi të gjitha arritën të fitojnë titullin në Premier League. Pep Guardiola është padikustim njeriu i suksesit, një trajner që largoi çdo ofertë duke i qëndruar besnik Man.City.

Pep Guardiola
Pep Guardiola

Ky fakt është vlerësuar shumë nga pronarët e klubit të cilët nuk kanë ndërmend të ndalin investimet, dhurata e radhës për teknikun e tyre pritet të jetë Joao Felix. E përditshmja spanjolle “AS”, ka zbuluar se drejtuesit e Man.City janë paraqitur në dyert e Benfikës me një ofertë të çmendur, 120 milion euro për të lënë të lirë talentin e tyre. Në fakt shuma e paraqitur nga “qytetarët” përkon me klauzolën e largimit të Felix duke bërë të qartë qëllimin e tyre. Nuk kanë ndërmend të futen fare në negociata por do të paguajnë menjëherë klauzolën.

Joao Felix Benfica 2018 19 S3c5f324uvgm1uocjf0rpyoce
Joao Felix Benfica 2018 19 S3c5f324uvgm1uocjf0rpyoce

Me shumë se sa për të bindur Benfikën, kjo ofertë e Man.City është për të djegur të gjithë kandidatët e tjerë, të fundit që u paraqitën me një ofertë 80 milionëshe ishin drejtuesit e Realit Madrid. Lista e klubeve që kërkojnë shërbimet e talentit të Benfikës është e madhe, Manchester United, Juventus, Barcellona dhe Atletico Madrid.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb