Të paktën 15 persona kanë vdekur dhe 13 të tjerë rezultojnë të zhdukur, pas shembjes së një dige, që shkatërroi dy fjetore, natën e shkuar, pranë një miniere ari në Siberi.

Lajmin e bën me dije ministria e emergjencave ruse, e raportuar nga mediat ruse.

Fatkeqësia, është shkaktuar si pasojë e shirave të furishëm, të ndodhur në fshatin e Shchetinkino, në rajonin e Krasnoyarsk, rreth 3400 kilometra nga Moska.
Autoritet kanë hapur një hetim penal, për shkelje të rregullave të sigurisë në vendin e punës.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: