POGRADEC

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekje është regjistruar në Pojskë të Pogradecit. Vasfi Dumo, 58 vjeç banues në fshatin Rrëmenj ka qenë duke punuar në minierë, në njërën prej galerive, ku si pasojë e rrëshqitjes së formacionit shkëmbor, është bllokuar duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Dumo mësohet se ka qenë prej kohësh punonjës i kësaj miniere, për vite me radhë ka punuar për të “hollat” që sot i morën jetën.

Është dashur rreth dy orë nga ana e policisë për të nxjerrë trupin e viktimës. Policia po punon ende për zbardhjen e ngjarjes.

“Tek miniera e kromit në fshatin Pojskë, dyshohet se si pasojë e rrëshqitjes së formacionit shkëmbor, në një prej galerive është bllokuar dhe ka gjetur vdekjen një nga punonjësit e minierës, shtetasi V.D, 58 vjeç, banues në fshatin Rëmenj.
Nga ana e Policisë, po kryhen veprimet proceduriale të rastit dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave”, njofton policia.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb