ROME- Një ndërtesë dy-katëshe në Acilia, në periferi të Romës u shemb pas një shpërthim të fuqishëm.

‘Tgcom’ raporton se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e zjarrfikëses dhe ato policore, të cilat po japin ndihëm e tyre. Nga të dhënat paraprake ka dyshime se shpërthimi është shkaktuar nga një rrjedhje gazi.

Ndërkohë, dy të moshuar, një burrë dhe një grua janë nxjerr të gjallë nën rrënoja, ndërsa vijon puna për gjetjen e një nënë me foshnjën e saj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: