HIMARË- Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve në zonën e Himarës, në kuadër të projektit për rehabilitimin e qendrës së Pilurit.

Mësohet se ditën e sotme IKMT ka shembur një lokal dykatësh në Pilur, i cili sipas bashkisë së Himarës ka qenë pa leje. Sakaq, mësohet se punonjësit e IKMT-së kanë hasur kundërshti nga pronari i lokalit, shtetasi E. Mërkuri, pasi ky i fundit ka bërë rezistencë.

Ndërkohë, tre gra kërcënuan se do të vetë-flijoheshin, ndërsa dolën nga godina në fjalë pas ndërhyrjes së forcave policore. “Në fazën e parë është shembja e objekteve pa leje”, bëri të ditur bashkia e Himarës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: