Thumana ka qenë ndër zonat më të prekura si shkak i tërmetit të datës 26 nëntor.

IKMT dhe institucionet shtetërore kanë nisur të shkatërrojnë një pallat 5-katësh. Gazetari Prend Shota raporton për “Balkanweb” se “News 24” se ky është pallati i pestë që prishet në Thumanë.

Ky është pallati i tretë që shembet dhe i fundit që shembet, të dëmtuar rëndë nga tërmeti.  Vazhdon inspektimi me hollësi edhe në pallate të tjera.

Në këtë operacion kanë marrë pjesë forca të ndryshme shtetërore. Ky është pallati i tretë 5-katësh që shembet, ndërsa dy të tjerë kanë qenë pallate 3-katësh që janë shembur.

Amortizimi ka qenë i shkallës së lartë, pasi pallatet kanë vite që janë ndërtuar. Palatet 5-katëshe kanë pasur 15 familje. Ata kanë gjetur zgjidhje të ndryshme, duke shkuar tek të afërmit, duke qëndruar nëpër çadra etj, si kanë mundur.

Puna ka vazhduar që në prën 9 të mëngjesit. Puna ka qenë e ngadaltë, që të mos shkaktohet ndonjë fatkeqësi.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb