DURRES– Bashkia e Durrësit ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, ku katër kate të një pallati janë shembur. Pretendimet të ndërtuesit të pallatit se nuk ka marrë një përgjigje për kërkesën e tij për vijimin e punimeve, Bashkia e Durrësit i është përgjigjur duke e përgënjeshtruar.

Përmes një reagimi në “BalkanWeb”, Bashkia e Durrësit deklaron se ky institucion nuk e ka miratuar kërkesën e kompanisë në fjalë, pasi ajo nuk plotëson kushtet ligjore dhe mungon edhe projekti teknik i realizimit të punimeve.

Ndërtuesi pretendon se ka fituar me vendim gjykate të drejtën për të ndërtuar pallatin, në vitin 2006, koha kur zona ishte në varësi të Komunës së Rrashbullit. Dhe tashmë me reformën e re territoriale, kur kjo zonë ka kaluar në varësinë e Bashkisë së Durrësit, ndërtuesit i është kërkuar ndërprerja e punimeve, pasi në kërkesën e paraqitur nuk plotësoheshin kushtet ligjore. Nisur nga ky fakt, Bashkia e Durrësit thekson se e ka refuzuar kërkesën e ndërtuesit të pallatit.

Mësohet se puna në katër katet ishte ndërprerë vite me parë, dhe prej dy vjetësh konstruksionet metalike, ishin kthyer në shqetësim kryesor për banorët e pallatit pushuesit dhe për të gjithë komunitetin e zonës.

shembja-e-pallatit-ne-durres,leja-e-bashkise

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb