I riu që shihni në foto humbi jetë dje, pas shembjes së ish-hotel Adriatikut në Mitorvicë.

Mbrëmë rreth orës 00:10 minuta është gjetur trupi i pajetë i 27-vjeçarit, nën rrënojat e ish-hotel “Adriatiku”. Me këtë rast, i pari i Mitrovicës e ka shpallur ditë zie.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka njoftuar me anë të një statusi në Facebook për gjetjen e trupit në gërmadha dhe e ka shpallur Ditë Zie, ditën e martë.

“Me pikëllim ju njoftoj se para pak minutash nën gërmadha është gjetur pa shenja jete trupi i të riut, që ishte zënë pas shembjes së një pjese të ish hotelit ‘Adriatik’.

  • foto galeri

“Së bashku me gjithë banorët e Mitrovicës ndaj dhimbjen me familjen e të ndjerit, të cilës i shprehu ngushëllimet më të sinqerta, duke lutur që Allahu i Madhërishëm ta shpërblej me Xhenet.

Të martën e shpall Ditë Zie në qytetin e Mitrovicës, në shenjë nderimi dhe dhimbje për humbjen e jetës së të riut.

Falënderoj FSK-në, Policinë, Zjarrfikasit, ekipet emergjente komunale, qytetarët vullnetarë dhe kompanitë ndërtuese që iu bashkuan aksionit të kërkimit, sepse kanë bërë një punë të rëndë dhe me shumë rrezik nga shembja e pjesës tjetër të objektit”, ka shkruar Bahtiri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb