TIRANË

Gazetari dhe analisti Alfred Lela mendon se autoritetet po fshehin fajin me shembjen e objekteve të dëmtuara në Durrës. Lela deklaroi në “Real Story” në News24 se tek ato ndërtesa të shembura janë disa mësime për të atë çfarë ka ndodhur dhe se ato janë prova dhe dëshmia për atë çfarë ka ndodhur. Ai pyet pse ky nxitim për të rrafshuar ato ndërtesa duke iu hequr mundësinë ekspertëve të thonë fjalën e tyre.



“Thirrja e Minxhozit që koha është e ekspertëve është me vend por kam përshtypjen se politika nuk po e lë kohën të jetë e ekspertëve dhe mësimeve. Nuk e kuptoj ngutjen për ta zhdukur kujtesën e tërmetet. Sikur emergjenca e emergjencave është riestetizimi. Tek ato ndërtesa të shembura janë disa mësime, mësime për të atë çfarë ka ndodhur. Ne mund ta kalojmë, mund të biem dakord që nuk është koha për fajtorë dhe përgjegjës por ama është koha për të nxjerrë mësime. S’duhet të dimë pse erdhi kjo dobësi, pse iu drodhën leqet këtyre ndërtesave më shumë se të tjerat, ka qenë toka, fati i keq.
Nëse buldozeri i pushtetit shkon dhe ua heq mundësinë ekspertëve për të thënë fjalën e tyre jemi aty ku kemi qenë përherë. Ekspertët janë pa kohë dhe pa mundësi. Dyshimin e kam se po autoritetet po fshehin fajin. Pse ky nxitim për të rrafshuar ato ndërtesa, janë prova, janë dëshmia. Ka një kontradiktë tek retorika dhe ajo që ndodh, fizika e gjërave. Kryeministri ka thënë t’i dënojmë, t’i fusim në burg ndërkohë që shkon po vullneti qeveritar dhe e fshin atë që do çonte dikë në burg.
Sipas meje, tërmeti erdhi e na bëri me dije 2 gjëra, çfarë kapitalizmi kemi ndërtuar këto 30 vjet dhe çfarë shteti kemi. Të dyja duam apo s’duam kanë dalë me nota minimale. jemi thuajse në kushte kineze, kemi një kapitalizëm shtetëror”, deklaroi Lela.


(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb