“Në orën 10:35 një rrufe goditi bazën e një shtylle. Menjëherë betoni filloi të shkërmoqet dhe më pas çdo gjë u rrëzua dhe ndodhi fundi i botës”.
Spitali Villa Scassi i Sampierdarena, më i afërt me vendin e tragjedisë. Fillojnë të vijnë ambulanca nga vendi i shembjes së urës Morandi.
Drejtori i ASL 2 Luigi Bottaro ndodhet në vend për të koordinuar operacionet e ndihmës së shpejtë. Mbërrijnë dhjetë të plagosurit e parë, gjashtë janë më lehtë, por katër janë me kod të kuqe dhe dy prej tyre janë akoma më rëndë.
Por në urgjencë është ngritur edhe një njësi e mbështetjes psikologjike. Shumë genovezë mbërritën me terror në sytë e tyre. Janë ata që u ndodhën në urë gjatë shembjes ose rrezikuan të varroseshin nën rrënoja.
Një familje me katër persona në gjendje shoku tregon se pa në orën 10:30 një rrufe të goditste bazën e kolonës. Ndoshta është sugjerim ose ndoshta një udhë e mundshme për të gjetur shkaqet e kolapsit.
“E pamë strukturën të shembej dhe pastaj një kamion i parë që fluturonte në humbëtirë”.
(m.k/BalkanWeb)