ITALI-Albert, qytetari gjerman që ishte shpallur i zhdukur në listën e të humburve është gjallë dhe mirë me shëndet.
Këtë mëngjes ai ka telefonuar në prefekturë nëpërmjet numrit të lëshuar nga autoritetet pas shembjes së Urës Morandi.

Nderkohe nga rrënojat janë nxjerrë mëngjesin e sotëm edhe tre pjesëtarë të një familjeje.

‘Tgcom’ raporton se bëhet fjalë për familjen Cecala, babai Cristian, nëna Dawna dhe vogëlushja e tyre 9-vjeçare Kristal.
Makina u zbulua gjatë natës, nën një bllok të madh çimentoje në urën Morandi.

Forcat e kërkim-shpëtimit vazhdojnë të gërmojmë për të katërtën ditë radhazi nën rrënojat.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb