Aksi Qaf Bualli – Krastë është i bllokuar prej orësh për shkak se një masiv shkëmbor ka rënë mbi të.

Makinat që lëviznin në drejtim të Bulqizës apo Burrelit janë të bllokuar që prej orës 7 të mëngjesit të sotëm.

Drejtuesit e mjeteve shprehen se transporti publik e mjetet private janë të bllokuara në të dy anët, pasi masivi i shkëmbit nuk mund të largohet pa mjet të posatshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: