Nëse gjatë këtyre viteve të tranzicionit të gjithë rendnin  se si të zaptonin hapësira publike, në kryeqytet ka nisur një mentalitet të ri.  Një shembull qytetarie vjen pikërisht nga Haxhi Çaushi në zonën e Kasharit në kryeqytet.


Ai ka dhuruar mbi 1 400 metra katror tokë për komunitetin duke i hapur rrugë transformimit të gjithë zonës. Falë këtij gjesti qytetarie, Bashkia e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e rrugës në zonën industriale Yzberisht-Kashar me gjatësi rreth 3 km e gjatë, me trotuare, ndriçim LED, sinjalistikë dhe vizime.


Por gjesti i tij shkon edhe më tej. Krahas dhurimit të tokës, Haxhi Çaushi ka mbjellë për komunitetin edhe rreth 25 rrënjë ullinj. E shembuj tillë të suksesit të këtij bashkëpunimi nuk mungojnë.


Kudo ku komuniteti ka bashkëpunuar duke liruar pak nga avllia e tyre, lagjet janë transformuar në model.Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj vazhdimisht i ka bërë thirrje komunitetit që të bashkëpunojë për të liruar pak nga hapësira në mënyrë që t’i hapin rrugë projekteve zhvillimore të cilat jo vetëm transformojnë lagjen, por rrisin vlerën edhe të vetë pronës së tyre.

(d.xh/Balkanweb)