TIRANE- Dita e Shën Valentinit e njohur ndryshe si festa e të dashuruarve festohet edhe në Shqipëri më 14 shkurt, që pas rënies së regjimit komunist. Kjo ditë festohet në mënyra të ndryshme në Tiranë e mbarë Shqipërinë nga çiftet e dashuruara.

Disa prej tyre preferojnë të bëjnë dhurata të ndryshme, disa preferojnë të drekojnë në vende të veçanta dhe disa të tjerë tregohen edhe indiferentë ndaj kësaj dite.

Por, dhurata që mbizotëron e që preferohet më shumë në këtë ditë janë buqetat me lule. Kjo pohohet edhe nga vetë shitësit e luleve në dyqanet e Tiranës.
WhatsApp Image 2018-02-14 at 11.55.27

WhatsApp Image 2018-02-14 at 11.40.32

WhatsApp Image 2018-02-14 at 11.40.09

WhatsApp Image 2018-02-14 at 11.40.01

Për Shën Valentin festohet në shumë vende të botës ekzistojnë disa teori për domethënien dhe origjinën e festës. Por më e njohura dhe më e pranuara botërisht lidhet me emrin e një prifti Shën Valentini, që i përket periudhës së Perandorisë Romake, i cili pas kryerjes se ceremonive së fshehta martesore u ekzekutua pikërisht në datën 14 shkurt. Dhe kjo datë nëpër shekuj ka kaluar dhe mbërritur në ditët tona me simbolikën e festës së të dashuruarve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: